16:43 / E Martë, 20 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

4 ekipe të mëdha po luftojnë ta kenë në ekip yllin e Interi-t

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, mbetet në listën e ngushtë të disa prej klubeve më të mira.

Qendërmbrojtësi sllovak ishte i lidhur me një largim nga gjigantët italianë gjatë gjithë verës.

Megjithatë, atij iu mohua një lëvizje pasi Interi vendosi një çmim të madh për nënshkrimin e tij, transmeton IndeksOnline

Sipas Daily Mail, Manchester City po i bashkohet Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Tottenham Hotspur në dëshirën për të nënshkruar me Skriniar.

27-vjeçari është te Interi që nga viti 2017, por ende nuk ka arritur marrëveshje për një kontratë të re.

Duke qenë se kontrata e Skriniar skadon në verë, ai mund të nënshkruajë për një klub tjetër përmes një parakontrate më 1 janar./IndeksOnline/