07:38 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / AR

4 fundet që duhet t’i kesh patjetër në gardërobë

Fundet e lëkurës me cepa, me prerje të gjerë e komode, do të jenë ato që do marrin vëmendjen këtë pranverë.

Fundet kanë një rëndësi të veçantë në garderobën e çdo vajze dhe këtu janë disa modele trendi të këtij viti, plot stil dhe me shumë mënyra për t’i kombinuar.

Fundet me plisa

Modelet e preferuara në sfilatat e shtëpive të modës Valentino, Burberry dhe Max Mara, shpesh kalojnë nëpër zgjedhjet e stilit të rrugës së influencuesve.

Fundet nga arkivat e modës të viteve ’80 të shekullit të kaluar, tani në formën e tyre moderne i kanë shtuar historisë një kombinim krejtësisht të ri me trikotazhe të mëdha, mokasin ose çizme ushtarake.

Modele sateni

Me siguri e keni vënë re që koleksionet e të gjitha markave të stilistëve, janë plot me funde sateni në të gjitha ngjyrat dhe modelet.

Kjo veshje është jashtëzakonisht praktike dhe e lehtë për t’u stiluar, e përshtatshme për të gjitha rastet nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Funde prej lëkure artificiale

Më të kërkuarat këtë dimër janë fundet prej lëkure, të modeleve të ndryshme, që nga fundet mini me kopsa, modelet e gjera e deri te ato të ngushta.

Shumë adhurues të modës pasurojnë garderobën e tyre me modele ekstravagante me efektin e lëkurës së krokodilit apo gjarprit.

Fund Tweed

Një tjetër model i kudondodhur që na ka rrëmbyer vëmendjen është padyshim fundi i tweed-it me modele plaid dhe pepita. Ky trend na sjell një prekje lozonjare dhe qetësie në gardërobën e dimrit.