15:18 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

4 gabimet që kurrë nuk duhet ti bëni në fytyrën tuaj!

Duke kërkuar një lëkurë të përsosur, shpesh nuk e e marrim parasysh se sa e rëndësishme është të lani fytyrën me kujdes për të larguar të gjitha papastërtitë që fytyra mbledhë gjatë gjithë ditës.

Asnjëherë nuk është e drejtë vetëm të fshini fytyrën tuaj,por rruga e drejtë e kujdesit ndaj saj është pastrimi i çdo ditë dhe natë.

Prandaj Unik sot ka vendosur tua mësojë mënyrën e  saktë të të pastruarit të fytyrës tuaj, dhe po ashtu t’ju tregojë gabimet që bëni për gjatë këtij procesi.

Mos e lani fytyrën tuaj para se të shkoni në shtrat

Megjithëse mund të duket e dobishme të lani fytyrën më herët,  është e rëndësishme që ju të lani plotësisht fytyrën para shtratit. Ky rregull është shumë I rëndësishëm. Nëse ju e lani gjatë ditës  fytyrën tuaj dhe nuk e përsëritni këtë veprim para se të shkoni në shtrat ju rrezikoni që të flini me shumë baktere dhe yndyrë në fytyrë.  Prandaj fytyra juaj bëhet vatër e puçrrave dhe acarimit.

Mos e anashkaloni larjen e fytyrës në mëngjes

Larja e fytyrës në mëngjes është po aq e rëndësishme sa larja e saj gjatë natës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën me një fytyrë të pastër.  Në këtë mënyrë ju do të eliminonin të gjitha papastërtitë që mund ti keni marrë në fytyrë gjatë natës dhe yndyrën që ka prodhuar lëkura juaj. Po ashtu pas larjes së fytyrës,lëkura e absorbon me lehtësi kremin tuaj hidratues.

Mos e lani fytyrën me ujë të nxehtë

Një nga keqkuptimet më të mëdha kur është fjala për larjen e  fytyrës të pastruarit e saj me ujë shumë të nxehtë, me idenë se kështu po i largoni të gjitha papastërtitë. Kjo gjë është larg nga e vërteta.Uji tepër i nxehtë mund të ndryshojë mekanizmat e mbrojtjes natyrore të lëkurës, duke e bërë atë të acaruar. Në vend të kësaj, duhet të përpiqeni të lani fytyrën me ujë të vakët, i cili është po aq i efektshëm për të hequr papastërtinë, vajin dhe ndotësit, por nuk dëmton lëkurën.

Përdorni pastruesin adekuat

Besojmë edhe këtë e dini; secila fytyra është ndryshe dhe ka strukturë të ndryshme. Disa njerëz janë të prirë  të kenë lëkurë të thatë, disa të yndyrshme dhe të tjera e kanë lëkurën të kombinuar. Prandaj zgjedhja adekuate e pastruesit të lëkurës është tepër e rëndësishme.

Ja disa këshilla;

-Ju që keni lëkurë të ndjeshme duhet të përdorni pastrues të butë hidratues.

-Ata që kanë lëkure të prirë për puçrra është me së miri ta pastrojnë lëkurën me pastrues me bazë acidi salicilik. Kjo është një zgjedhje e  shkëlqyeshme për mirëmbajtjen e poreve dhe vajit të tepërt, të cilat janë kontribuesit kryesorë për aknet.

-Pastruesit kremoz janë të dobishëm për ata që kanë lëkurë të thatë.