22:58 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

4 persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Rozhajë

IndeksOnline ka raportuar dhe sjellë pamje nga vendi i ngjarjes në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në magjistralen Pejë-Rozhajë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët janë në vend të ngjarjes dhe po merren me hetimet.
“Dy automjete janë të përfshirë në këtë aksident, ndërsa janë lënduare 4 persona. Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Fadil Gashi, zëdhës i Policisë në Rajonin e Pejës.

Sipas Gashit, dy nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy të tjerë janë në trajtim, por që jashtë rrezikut për jetë./IndeksOnline