08:39 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

4 pretendentët për kryeministër të Serbisë, tregohet i pëlqyeri i Vuçiqit

Partia Progresiste Serbe (SNS) e Aleksandër Vuçiq ka fituar mbi 63% të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Mediat beogradase kanë publikuar katër kandidat që mund ta udhëheqin qeverinë e re, transmeton Indeksonline

Blic.rs shkruan se akoma “në lojë” për të vazhduar udhëheqjen e qeverisë është Ana Bërnabiq. Por, ajo nuk është e vetmja që është parë në atë pozicion.

Siç spekulohet, përveç saj, i përfshirë është edhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Miloš Vuçević, Ministri i Financave, Siniša Mali, si dhe kolegu i tij nga qeveria, Ministri i Bujqësisë, Branislav Nedimović, i cili ishte i pari në listën e SNS në zgjedhje.

Si do të vazhdojnë gjërat dhe kush do të jetë ai që do të udhëheq qeverinë serbe në katër vitet e ardhshme, do të varet nga Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për këtë.

Spekulimet në opinion janë se i pëlqyeri i Vuçiqit për shef të qeverisë është ministri i Bujqësisë, Branislav Nedimoviç.

Branislav Nedimovic
Branislav Nedimoviç
Sinisa Mali
Siniša Mali
Miloš Vučević: Vest o rođenju bebe najlepša je vest | Društvo ...
Miloš Vuçević
Ana Brnabić - Wikipedia
Ana Bernabiq