75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Z S

4 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit policor rastet e dhunës kanë ndodhur në Pejë, Klinë, Fushë- Kosovë dhe Prishtinë.

Rastet e raportuara:

Pejë 02.07.2026-11:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar mesazhe kërcënuese nga e dyshuara femër kosovare. Rasti nën nën hetime.

Klinë 02.07.2026-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fushë-Kosovë 02.207.2026-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.07.2026-20:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Rasti [sht[ duke u hetuar.