75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Z S

Lëshohet për qarkullim rruga që të lidhë me Mazgitin

Siç edhe ishte planifikuar, punimet e asfaltimit në lidhjen me Mazgitin kanë përfunduar dhe segmenti tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Ndërhyrja është realizuar si masë e përkohshme për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të rritur sigurinë në këtë segment, deri në përfundimin e analizave teknike që do të përcaktojnë zgjidhjen afatgjatë për problemin e ujërave nëntokësore, të cilat po dëmtojnë trupin e rrugës.

Gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe vendosja e sinjalizimit horizontal, me ç’rast do të kompletohen të gjitha punimet e planifikuara në këtë fazë.