18:30 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

4 Referët Kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen që luhet në kuadër të Europa League

Më 18 korrik, do të luhet ndeshja e dytë në mes të  FC Vaduz  dhe  Breioablik , e cila do të fillojë nga ora 19:00. Kjo ndeshje është në kuadër të Europa League, dhe është rundi i parë i kualifikimeve.

Ndërsa referët që do të ndajnë drejtësinë do të jenë nga Kosova.

Ata janë: Genc Nuza si referi kryesorë, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe  Dardan Çaka.