75 Mall Live Search
22:59 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Gj Sh

Regjistrohet barazimi i parë në Kupën e Botës

Është shënuar barazimi i parë në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja mes kombëtares nikoqire, Kanadasë dhe Bosnja Hercegovinës, ka përfunduar me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Bosnja kaloi e para në epërsi me golin e Jovo Lukic, në minutën e 21-të.

Kanadaja e mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë dhe arriti të barazoj rezultatin në minutën e 78-të, me golin e Cyle Larin.

Në ndeshjen e ardhshme, Kanadaja do të luaj me Katarin, derisa Bosnja me Zvicrën./IndeksOnline/