07:30 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

4 simptomat e menopauzës së parakohshme që duhet të njohë çdo grua afër të 30-ve

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 3 % e popullsisë femërore në botë vuan nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve.  Disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e menopauzës së parakohshme janë sëmundjet e sistemit imunitar, mbipesha, ekspozimi në ambiente toksike, heqja kirurgjikale e vezoreve etj. Fillimisht manifestohet me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij, por jo vetëm. Simptomat e menopauzës së parakohshme nuk janë të njëjta për të gjitha gratë, por ndër më kryesoret përmendim :

Cikël i çrregullt menstrual: Ulja e nivelit të estrogjenit në vezore sjell edhe çrregullime në ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe ju keni fluks gjaku me ngjyrë dhe erë të ndryshme nga cikli i zakonshëm.

Thatësi vaginale: Kjo simptomë mund të rrezikojë seriozisht jetën seksuale tuaj. Vagina humbet aftësinë për t’u hidratuar në mënyrë natyrale, si dhe konstatohet ulje e dëshirës seksuale.

Infeksione të shpeshta urinare: Çrregullimet e pH-it të zonës intime krijojnë një ambient të përshtatshëm ku rriten bakteret . Si rrjedhojë do të keni djegie të fshikëzës së urinës dhe vështirësi për të urinuar.

Probleme me sistemin eshtror: Gjatë kësaj faze, trupi i gruas humbet aftësinë për të përthithur kalciumin dhe ushqyes të tjerë që ushqejnë kockat. Rreziku për t’u prekur nga artriti dhe reumatizma është më i lartë.