75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

4 të vdekur e dhjetëra të zhdukur pas fundosjes së një trageti në brigjet e Balit

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u fundos në ishullin turistik të Balit në Indonezi, thanë ekipet e shpëtimit.

Anija mbante 53 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi kur u fundos në orën 23:20 sipas kohës lokale (15:35 GMT) të mërkurën, ndërsa ishte duke udhëtuar për në Bali nga Banyuwangi në bregun lindor të ishullit Java, tha zyra e Surabayas e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit.

Tridhjetë e një të mbijetuar janë shpëtuar, thotë agjencia, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Autoritetet po hetojnë shkakun e fundosjes. Operatori i tragetit kishte raportuar probleme me motorin pak para se të fundosej, ndërsa një zyrtar tha se shkaku ishte “moti i keq”, sipas mediave lokale.