11:05 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

40 aksidente e mijëra tiketa për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 40 aksidente trafiku.

Sipas raportit, prej tyre 16 kanë qenë me të lënduar, kurse 24 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 1 mijë e 137 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, në 24 orë për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 16 persona, tetë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/