11:58 / E Premte, 22 Shtator 2023 / mp

40 fëmijë transportohen në një kombi në Drenas, kompania është e kontraktuar nga komuna me tender 100 mijë euro

Me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve, shumë Komuna kanë kontraktuar kompani për transportin e nxënësve nga shtëpitë e tyre deri në shkollë dhe anasjelltas.

Ani pse në tender si kriter kryesor kompanitë fituese kanë akomodimin e nxënënsve, ky kriter duket se nuk u respektua në Drenas.

Në pamjet e siguruara nga“IndeksOnline” të realizuara në Komoran të Komunës së Drenasit,  shihen 40 nxënës duke dal nga  kombi i paraparë për 15 persona.

“Indeksonline” e ka kontaktuar përfaqësuesin e kompanisë fituese të tenderit në Komunën e Drenasit ”Vëllëzërit Thaçi”, Mehdi Thaçi , i cili fillimisht e mohoj të ketë ndodhur një gjë e tillë nga kompania e tij, më pas tha se ka mund edhe të ketë ndodhur.

“Jo nuk është e vertet se ato i bajnë kombi privat se unë me autobus i baj fëmijët. Une i baj me autobus. Ata janë privat. Nuk janë 40 se s’ka nxënës më, nuk është e vërtet veç nëse ka qenë ndonjë defekt. Unë me autobus krejt i baj , veç mos ka pas ndonjë defekt dje. “, tha Thaçi.

Ai ka shtuar se dje edhe ka mund të ndodh.

“Dje ka ndodh ndoshta se unë nuk kam qenë. Se unë me autobus i baj. Po kqyrni se tjerët i bajnë. Na me  autobus i bajmë fëmijët edhe asnjë herë nuk ka shanse me i bajt me i bajt me kombi”, tha Thaçi duke insistuar të arsyetohet se nuk ka qenë kombi i kompanisë së tij.

Mirëpo  sipas njoftimit në Komisionin Regullativ të Prokurimit Publik, komuna e Drenasit për transportin e nxënësve e ka shpërblyer kompanin “Vëllezërit Thaçi”. Vlera e kontratës sipas njoftimit  është 100 mijë euro.