13:41 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / GF

40 pacientë me Covid-19 po trajtohen në ShSKUK

40 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, sipas raporteve të datës 17 gusht 2022.

Raporti i datës 17 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1pacient