40 studentë nga Kosova fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një ngjarje me rastin
e Raundit XII të projektit të Skemës së të Rinjve me ç’rast katërdhjetë
studentë nga Kosova fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së.
Procesi i përzgjedhjes për raundin aktual është finalizuar në shkurt të vitit
2019 me 40 grante të ndara, për të cilat është kaluar një procedurë shumë
konkurruese përzgjedhjeje.
Ata do të fillojnë studimet e tyre në shtator/tetor të këtij viti nëpër
universitete në vende të ndryshme të BE-së.
Fushat e studimeve përfshijnë: Juridikun, Ekonomikun dhe Administratën Publike,
Kulturën dhe Shëndetësinë.