19:15 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon seanca stërvitore e Përfaqësueses kosovare në stadiumin, ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka përfunduar seancën e sotme stërvitore.

Seanca ka filluar nga ora, 18:00 në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”.

Mungesa e vetme e skuadrës së Bernard Challandes ishte Edon Zhegrova, super talenti i Genkut, transmeton IndeksOnline.

Arsyeja e mungesës së tij ende nuk dihet, megjithatë pjesa tjetër e skuadrës ishte e pranishme në stërvitje.

Përndryshe, të gjithë lojtarët janë parë në disponim dhe në formë të mirë sot.

Kujtojmë se Përfaqësuesja kosovare përballet me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/

Temat: