10:03 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

42 aksidente për një ditë, 20 prej tyre me të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat 24 orëshe.

Gjatë këtyre 24 orëve, në vend kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

20 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa 22 pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Sa i përket arrestimeve, 21 persona janë arrestuar nën dyshimin për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre dhjetë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

Për mos respektim të rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1109 tiketa./Indeksonline/