08:30 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

42 pacientë kanë nevojë për oksigjen në Spitalin e Pejës, 12 janë në gjendje të rëndë

58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 sish janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 sish janë shëruar.

Ndryshe gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga ta 15 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, të gjitha normale dhe kanë lindur 4 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

242 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.500 sosh, ndërsa janë kryer 7 operacione.