42 vjeçarja Nicole “sfidon” moshën, vetëm në të brendshme zbulon format perfekte

Është 42 vjeçare, por edhe vajzat e reja mund të kenë lakmi formën e saj fizike.
Ish-ylli i The Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger mbetet ikonë e bukurisë dhe kjo fal dedikimi të vazhdueshëm dhe përkushtimit ndaj fitnesit dhe vallëzimit.

Që ka linja të përkryera, këngëtarja amerikane e ka dëshmuar edhe në imazhet që ka hedhur në llogarinë e saj personale në Instagram para miliona adhuruesve.

Zeshkanja seksi u paraqit vetëm në të brendshme me ngjyrë të bardhë, teksa vuri në pah format joshëse.

Ndërsa kujtojmë që Nicole prej kohësh ka filluar lidhjen me Thom Evans./Indeksonline/