43 euro për dy kafe dhe dy shishe ujë 25ml [Foto]
Një klient i zemëruar ka akuzuar një kafene pasi i erdhi fatura 43 euro për dy kafe dhe dy shishe me ujë.
Juan Carlos Bustamente, 62 vjeç, u trondit kur mori faturën në Caffe Lavena në Sheshin e Shën Markut në Venecia.
Ai pagoi 13 euro për dy filxhana kafe dhe 8 euro për dy shishe 25ml me ujë.
Z. Bustamente, nga Santiago, Kili, ndau të dhënat e tij në Facebook dhe shkroi: ‘Nuk e di se çfarë mendoni, por 43 euro për dy kafe dhe dy shishe uji!’
Postimi i tij shkoi viral në Itali, me disa komentues duke quajtur çmimet një “grabitje”.
Një menagjer i Caffe Lavena u arsyetua për këtë gjë, duke thënë se ata ishin ulur jashtë në Sheshin e Shën Markut.
“Nëse duan vetëm kafe, ata mund ta kenë atë në bar për 1.25 euro. Nëse duan të ulen jashtë dhe të shijojnë muzikën e orkestrës, të shohin kullën me zile dhe Bazilikën e Shën Markut, atëherë ata po paguajnë për një përvojë krejt tjetër”. /IndeksOnline/