18:44 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Venezuelë: 1 litër benzinë 0,01 cent – 1 pako makarona 300 euro

Arelis Torres, një pensionere 60 vjecare, shkoi në banakun e një dyqani në Rrugën 72 të Maracaio, qyteti i dytë më i madh i Venezuelës, dhe vendosi unazën e saj të artë në krye të xhamit.

“Do të doja ta shisja këtë, ju lutem”, i thotë ajo një punonjësi. Ai e vendosi unazën në një shkallë për ta peshuar atë, ndërsa Torres u përpoq të mos qante.

Të ardhurat e saj mujore nuk ishin të mjaftueshme për të blerë ushqim për të dhe familjen e saj.

Ky është realiteti fatkeq për shumë prej 30 milion banorëve të Venezuelës, njofton së fundmi VOX. Vendi është aktualisht në mes të një kolapsi masiv politik dhe ekonomik që ka lënë popullatën të uritur dhe në nevojë urgjente për ushqim, transmeton IndeksOnline.

Normat e inflacionit të Venezuelës janë aktualisht më të lartat në botë, ndërsa është vendi që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe benzinën më të lirë në planet.

Venezuelët shesin zinxhirë ari dhe argjendi, rrathë, vathë – duke përfshirë disa që u përkisnin familjeve të tyre për dekada apo breza – kështu që ata mund të dalin nga dera e dyqanitme para të mjaftueshme thjesht për të ngrënë, të paktën për një kohë.

Ekzistojnë tre lloje të tregjeve ku njerëzit mund të blejnë ushqime në Venezuelë. Ka dyqane në pronësi të qeverisë që ofrojnë ushqim me një çmim të subvencionuar, gjë që i bën ato më të përballueshme. Këto dyqane zbatojnë rregulla strikte.

Konsumatorët mund të blejnë ushqim vetëm në një ditë të caktuar të javës dhe shpesh duhet të qëndrojnë në rreshta për orë të tëra – pa asnjë garanci se nuk do të mbetet ushqim për të blerë. Një tjetër opsion është supermarketi privat, i cili është më i shtrenjtë dhe ende përballet me të njëjtat probleme të mungesës.

Opsioni i fundit është blerja e ushqimit në tregun e zi, një metodë që CNN raportoi është “e paligjshme dhe mund të jetë e rrezikshme”. Ky opsion është gjithashtu tepër i shtrenjtë: Shpesh, një artikull mund të kushtojë rreth 15 herë më shumë se sa do të kushtonte në tregjet e qeverisë.

Më poshë keni listën e shteteve që kanë momentalisht çmimin më të lirë të gazit (benzinës) në botë. Lista është e përditësuar me datë 3 dhjetor 2018. /IndeksOnline/