14:35 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

448 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.