75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

45 mijë vota, shumica për Momo Salahn (Foto)

Mohamed Salah po e bën Lionel Messin, dhe po pëlqehet nga shumë tifozë anembanë botës!

Salah shënoi një gol në fitoren e Liverpoolit 3 me 0 kundër Manchester Cityt, në ndeshjen e parë të çerekfinales në Champions League, shkruan IndeksOnline.

UEFA publikoi një sondazh, ku në të bënin pjesë tre futbollistë të “The Reds”; Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Rreth 45 mijë persona morën pjesë në këtë sondazh duke votuar 83 për qind anësorin egjiptian.

6 për qind të votave shkuan për brazilianin, Firmino dhe 6 të tjera për Sadio Manen, kurse 5 për qind për dikë tjetër.

Salah u transferua nga Roma për në Liverpool gjatë këtij sezoni dhe po shkëlqen si në Premierligë ashtu edhe në garat europiane.

Egjiptiani poashtu mori edhe një përqindje të madhe për president në Egjipt edhe pse nuk bënte pjesë në kandidaturë./IndeksOnline/