19:45 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

450€ një pallto në Kosovë, qytetari mendon se i tregoi çmimin e qirasë së lokalit!

Në Kosovë pagat nuk janë të larta, por shpesh herë çuditemi nga çmimet shumë të ngritura të rrobave.

Madje përpos kësaj, disa nga çmimet i bëjnë njerëzit të hamendësojnë se për çfarë kërkuan saktësisht në ndonjë dyqan apo faqe në internet ku mund të porositni për rroba.

Kësisoj një qytetarë të cilit i pëlqye një pallto u habit me çmimin e saj prej, 450 euro, transmeton Indeksonline.

Në momentin kur ai mori përgjigjen, bëri edhe një pyetje si për shaka se mos ndoshta po tregonte qiranë e gjithë lokalit./Indeksonline/