19:37 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohen formacionet zyrtare: Lazio synon të hakmerret ndaj Interit

Ndeshja e fundit për javën e dhjetë në kampionatin italian, Serie A, zhvillohet sonte.

Në ”Stadio Olimpico”, Lazio është nikoqir i Interit në duelin për vendin e tretë.

Interi renditet momentalisht në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Lazio në vendin e katërt me 18 pikë, transmeton IndeksOnline.

Në rast të fitores sonte me dy gola diferencë, Interi do të ngritej në vendin e dytë, por në rast se Lazio fiton, atëherë Interi do të bie në vendin e katërt.

Nga minuta e parë, Thomas Strakosha, reprezentuesi shqiptar do ta mbrojë portën e lazianëve, derisa Valon Berisha e nisë ndeshjen nga stoli.

Kujtojmë se në duelin mes këtyre dy skuadrave në Olimpico, Interi doli fitues, duke e siguruar kualifikimin në Champions League, dhe duke e lënë Lazion në Europa League. Kështu, sonte romakët synojnë hakmerrje.

Sidoqoftë, para fillimit të takimit, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet, me të cialt do të përballen sonte.

Lazio:

Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Milinkovic-Savic, Parolo, Badelj, Lulic; Caicedo; Immobile

Inter:

/IndeksOnline/

Temat: