75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

47 studentë përfundojnë praktikën në sektorin e energjisë, Delawie jep mbështetje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka takuar në Fakultetin Elektronik të UP-së, 47 studentë të cilët kanë përfunduar praktikën sektorin energjetik.

Delawie është shprehur krenar me studentët që kanë përfunduar këtë trajnim.

“Më gëzojnë shumë, sidomos kur Kosova ka shumë nevojë për njerëz që i kontribuojnë sektorit të energjisë dhe që 55 përqind prej tyre janë femra”.

“Ne do t’i marrim shumë seriozisht këto trajnime dhe premtojmë përkrahje, sidomos kur tash është duke u ndërtuar edhe termocentrali i ri.”.

Ndërsa Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se ata po bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare në mënyrë që studentëve t’u ofrohen praktike nëpër biznese dhe institucione.