75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pse Lacazette refuzoi ftesën e Francës pas lëndimit të Martial

Ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette është larguar nga Kombëtarja e Francës vetëm pak orë pasi u ftua si zëvendësim për Anthony Martial.

Lacazette nuk ka luajtur për Francën që nga nëntori i vitit të kaluar.

Gjithashtu, ai nuk ishte pjesë e ”Gjelave” kur këta të fundit e fituan Botërorin në Rusi në verën që lamë pas, transmeton IndeksOnline.

Image result for lacazette france

Edhe për ndeshjet e këtij muaji ndaj Holandës dhe Uruguait nuk kishte vend për të, megjithatë pas lëndimit të Martial, Deschamps u detyrua ta ftojë yllin e Arsenalit.

Por, në pasditën e sotme, pas një shqetësimi për lëndim, 27-vjeçari vendosi të mos udhëtonte në qendrën stërvitore të Francës.

Mbetet të shihet nëse Deschamps do të vendosë që ta bëjë ndonjë ftesë tjetër për sulmues pas këtyre zhvillimeve./IndeksOnline/