Kush është Bukayo Saka, lojtari që do ta shkruajë sonte historinë tek Arsenali
Ylli i akademisë së Arsenalit, Bukayo Saka e ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që starton për londinezët.
Unai Emery ka vendosur që të startojë me 17-vjeçarin në ndeshjen e sotme kundër Qarabag, në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Europa League.
Kështu, Saka është bërë lojtari i parë i lindur në vitin, 2001, që e ka bërë këtë tek Arsenali, transmeton IndeksOnline.
Kush është Bukayo Saka? Pesë gjërat që duhet t’i dini për të:
- Bukayo Saka ka pasur oferta nga klubet londineze, përfshirë edhe Spurs, por vendosi të kalojë tek Arsenali si 9-vjeçar.
- Saka e ka filluar karrierën si mbrojtës i majtë, por sonte luan si sulmues i majtë
- Saka është rritur në Londër, por aktualisht, e ka refuzuar grupmoshën, U-19 të Anglisë
- Tinejxheri ka dhuruar paraqitje impresive për skuadrën, U-23 të Arsenalit, e cila drejtohet nga Freddie Ljunberg
- Saka u inkuadrua nga banka rezervë ndaj Vorskla muajin e kaluar për të debutuar për Arsenalin.
Cila është 11-shja startuese e Arsenalit sonte?
Saka do të debutojë nga minuta e parë për Arsenalin përkrah disa emrave të profilit të lart.
Mesut Ozil rikthehet nga lëndimi, që e mbajti atë jashtë katër ndeshjeve të fundit, derisa Alex Lacazette i prinë sulmit.
? LAURENT KOSCIELNY STARTS ?
— Arsenal FC (@Arsenal) December 13, 2018
Our skipper makes his return from injury against @FKQarabaghEN – and here's the rest of our #UEL team news… pic.twitter.com/sImYCjoJUj
Kapiteni, Laurent Koscielny do të luajë për herë të pari që prej gjysmëfinales së Europa Leagues këtë vit, ndaj Atletico Madridit.
Formacioni i plotë i Arsenalit kundër Qarabag: Martinez; Jenkinson, Sokratis, Koscielny, Maitland-Niles; Elneny, Willock; Nketiah, Ozil, Saka; Lacazette./IndeksOnline/