10:06 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

48 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, shkruan Indeksonline.

Prej tyre, një ka qenë me fatalitet, 14 me të lënduar dhe 33 pa lëndime në njerëz.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 983 tiketa për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, policia ka arrestuar 23 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/