21:30 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

48 orëshi për targat, çfarë thotë njohësi kosovar

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala në një intervistë për IndeksOnline ka deklaruar se çështja e targave nuk është dashur të vijë deri në situatën të cilën gjendemi. Ai ndër të tjera shpalosi disa opsione se si mund të zbatohet çështja e targave pas 48-orësh.

“Unë mendoj që vendimi për shtyrje e cila vije si kërkesë nga SHBA-të është e logjikshme, e arsyeshme dhe është e domosdoshme, bazuar në atë që Ambasadori Amerikan ka informatën relevante të cilën mendojë që i ka shpërndarë edhe më krerët institucional, se çfarëdo veprimi nga ana e Republikës së Kosovës në fazën e dytë, do të kishte të prodhonte një tensionim të situatës deri të një konflikte i mundshëm të armatosur në mes grupeve kriminale, grupe të strukturuara nga shteti i Serbisë, se sit ë veprojë në pjesën veriore me forcat tona të Republikës së Kosovës por njëkohësisht edhe më bashkësinë ndërkombëtare , Eulex dhe KFOR”. Ambasadori ka kërkuar me ngulm që kryeministri Kurti të shty për 48-orë zbatimi e këtij vendimi dhe kështu të përpiqet që të kemi një zgjedhje paqësorë sa i përket çështjes së targave dhe të kthemi në tavolinën e bisedimeve për statusin final në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Shala bëri të ditur dy opsione të cilat qytetarët e komunitetit serbë do të mund të zbatojnë pa e tensionuar situatën.

Unë mendojë që tani më në tavolinë nuk është që kemi shumë opsione më të cilat ne mund të manovrojmë. Mendojë që i kemi dy opsione, opsioni i parë është që qytetarëve të komunitetit serbë dhe gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës t’i jepet mundësia që të pajisen më targa të veturave KS dhe të i jepet mundësia për një afat të caktuar kohor , 1-3 vite dhe gjatë kësaj kohe arrihet marrëveshja përfundimtarë e paraparë nga Bashkësia ndërkombëtare dhe pasi të përmbyllet procesi për normalizimin e marrëdhënieve, atëherë edhe qytetarët të cilët nuk kanë dëshirë të pajisen me tabela nga KS në RKS atëherë të vazhdohet procedura edhe e targave provues. Pra, nga tereni mund të eliminohet tabelat që janë me akronime të qyteteve të Kosovës”, bëri të ditur Shala. 

Ai tha se nëse qeveria do të zbatonte vendimin e BE-së për shtyrjen e targave për një afat 10-mujorësh, do të kishte mundësi që të arrihej një marrëveshje.  

“Nga përfaqësues të ndryshëm të BE-së është kërkuar që Kosova mos të merret më çështjen e targave, të shtyhet për një afate 10-mujorësh. Unë mendojë që mundësia kohore ekziston që Qeveria e Kosovës të marrë një vendim konkret që të pezullohet apo të ngrihet çështja e targave dhe që ne të kemi një takim sa më shpejtë që është e mundur në SHBA, të sinkroniizojmë veprimet tona të mëtutjeshme dhe të bashkë rekrutojmë në drejtim të arritjes se qëllimeve të përbashkëta”, vijojë Shala.

Njohësi i sigurisë, Shala për fund tha se Vuciq është duke luajtur një lojë të mençur me thirrjet dhe deklaratat e tij të fundit.

“Unë mendojë që Presidenti Vuciq është duke luajtur në aspektin diplomati jashtëzakonisht të mençur, sepse nga deklarimet për nxitje të luftës për mbrojtje të komunitetit serbë, ja ka deleguar për kastë të linjës të cilët bëjnë deklarime kërcënuese…Në këtë aspekti Vuciq është duke luajtur një kartë të mirë sepse hatre linë e qeverisë nacionalistë të Serbisë është duke i lënë që të komunikojnë me opinionin, me mediat dhe përçon mesazhe të cilat ai dëshiron t’i përçojë”, përfundoj Shala./IndeksOnline/