10:04 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

49 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 49 aksidente trafiku, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, brenda ditës janë gjobitur 943 pjesëmarrës në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/