10:24 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / A. M.

49 vjeçari që u vra mbrëmë në Mitrovicë, varroset sot

Një ngjarje e rënd ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Driton Salihu, 49 vjeçar, u vra mbrëmë në qendër të qytetit, pas një shkrepje me armë, pranë shtëpisë së të ndjerit.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur edhe vëllau i tij, J.S, 52 vjeçar.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas ishte dërguar në QKUK- Prishtinë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se Driton Salihu, 49 vjeçar, vdiq si pasojë e plagëve, shkruan Mitropol.

“Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes së hidhur, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”, thonë nga Policia e Kosovës.

I ndjeri do varroset sot me namazin e Ikindisë në ora 16:47.


POLICIA

D.S, 49- vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri dje në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosoves:

“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Evlia Qelebia’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë.
Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i plagosuri tjetër viktima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor.
Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.
Nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ’’vrasje e rëndë’’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.”