18:15 / E Diele, 09 Tetor 2022 / AR

Shakira bën deklaratën e madhe pas ndarjes nga Pique

Mesa duket, Shakira është duke përgatitur diçka të madhe. Postimet e saj në rrjetet sociale ka bërë që fansat të bëhen kuriozë për të mësuar diçka më shumë.

Që nga e enjtja, ylli ka shpërndarë një sërë postimesh, duke lenë hapësirë për dyshime se kujt po përpiqet t’i dërgojë këto mesazhe, transmeton Indeksonline.

Tematika ishte për tradhtinë, zemrën e thyer si dhe kohën e trazuar ku fansat po shpresojnë që ajo të sjellë muzikë të re as ndarjes nga Pique.

Deklarata e saj e fundit është më e madhja deri tani, pasi ka publikuar klipin në të cilin shihet një burrë me këpuce lëkure që shkel mbi zemër të gjakosur.

Në mbishkrim ajo shkroi në spanjisht: “Nunca dije nada, pero me dolía. Yo sabía que esto pasaría”, që përkthehet: “Unë kurrë nuk thashë asgjë, por më lëndoi. E dija se kjo do të ndodhte”.

Edhe ditën e djeshme ka shpërndarë një video duke dhënë një mesazh.

Në spanjisht ajo shkroi: “Nuk ishte faji yt…” dhe megjithëse nuk përfshiu mbishkrimin që shpjegonte se çfarë po ndodhte./Indeksonline/

Për video kliko Këtu.