19:42 / E Martë, 26 Maj 2020

5.6 milionë të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën

Ritmet e përhapjes së koronavirusit në gjithë globin ende nuk janë ngadalësuar. Infektimet arritën në mbi 5.6 milionë këtë të martë, prej të cilëve 348 mijë persona kanë humbur jetën, çka përbën një vdekshmëri të deritanishme 6.2%. Ndërsa mbi 42% e të prekurve janë shëruar deri më tani.

Një ndër vatrat më problematike për momentin është Rusia, ku këtë të martë u shënua rekord vdekjesh ditore.

174 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja të infektimit janë rreth 9 mijë, një nivel i lartë por në rënie krahasuar me javën e kaluar kur u shënua kulmi.

Amerika Latine është po ashtu një tjetër vatër, ku shifrat e infektimeve dhe vdekjeve po rriten në mënyrë të frikshme.

Brazili ka nivelin më të lartë të vdekjeve ditore, 807 vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa mbi 11.600 janë të infektuarit e rinj.

Si Brazili ashtu edhe Rusia renditen në vendin e dytë dhe të tretë në shkallë globale për nga të prekurit me COVID- 19 pas Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa Spanja dhe Italia, që kanë qenë deri më tani vatrat e mëdha të Europës kanë jo më shumë se 500 infektime ditore, që përbën ndër nivelet më të ulëta që prej nisjes së pandemisë.

Mos i humb