Numërohen votat në Rahovec, VV prin bindshëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në përfundim e sipër të numërimit të rezultateve preliminare, për zgjedhjet e 07 qershorit.
Votat në Rahovec tashmë janë numëruar dhe se në këtë komunë kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me 44,91% të votave. Pasuar nga PDK me 19,25% dhe AAK me 18.88%.
Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është rënditur e katërta në Rahovec, me vetëm 16,96 % të votave./Indeksonline/


