07:31 / E Hënë, 25 Janar 2021 / C E

5 679 raste aktive me Koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

 Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë,

Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje te rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore.

Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.