75 Mall Live Search
21:35 / E Diele, 07 Qershor 2026 / OSH

Vjen reagimi i parë nga LDK, Ilir Ferati: Shqiptari nuk blihet, dinjiteti nuk shitet

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati ka reaguar kur numërimi po shkon drejt fundit dhe në disa komuna ka përfunduar në total.

“Shqiptari nuk blihet, dinjiteti nuk shitet, besimi poltik meritohet e nuk c’njerëzohet një popull për një grusht votash!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar të Kosovës!
Zoti e bekoftë LDK-në,shtëpinë politike të Kosovës!
Zoti e bekoftë REPUBLIKËN E IBRAHIM RUGOVËS
Misioni në LDK Vazhdon” shkruan Ferati në reagim./Indeksonline/