10:03 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

5 arsye pse kurrë nuk duhet të ndani antibiotikët tuaj me dikë tjetër

Ka raste të shpeshta kur njerëzit marrin antibiotikë pa përshkrimin e mjekut apo edhe ndajnë antibiotikët me dikë tjetër.

Mirëpo një gjë e tillë është absolutisht gabim. Ju asnjëherë nuk duhet të përdorni antibiotikë që përdor dikush tjetër pavarësisht simptomave që mund të jenë të njëjta, pa u konsultuar me mjekun tuaj paraprakisht, transmeton Indeksonline.

Ekzistojnë disa nga arsyet kryesore pse nuk duhet të bëni një gjë të tillë dhe arsyet kryesore janë si më poshtë:

Së pari, ju nuk mund të kërkoni antibiotikë asjëherë pa përshkrimin e mjekut. Ftohja dhe kollitja e zakonshme mund të jenë edhe për shkak të infeksioneve virale. Për më tepër, antibiotiku i rekomanduar për ju nuk mund të funksionojë njësoj për mikun tuaj. Prandaj, është e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek.

Së dyti, edhe nëse një mjek ka përshkruar medikamentin e njëjtë sitë mikut tuaj, doza e mjekimit mund të mos jetë e njëjtë. Ka shumë faktorë në të cilët një mjek ka përshkruar dozën, e cila ndryshon nga personi në person.

Së treti, nëse jeni duke marrë antibiotik për herë të parë ju mund të keni një alergji ndaj antibiotikut. Në një skenar të tillë, mund të përkeqësohet gjendjen tuaj. Gjithashtu, nëse keni probleme kronike shëndetësore, ekziston rreziku i kundërindikacionit. Pra, jini shumë të kujdesshëm.

Së katërti, nëse u janë përshkruar me antibiotikë, duhet të siguroheni që të përfundoni terapinë ashtu sic ju është përshkruar edhe nëse simptomat janë ulur. Kjo për shkak se ndalimi i antibiotikëve në mes të rrugës jo vetëm që mund të shkaktojë ndryshimin e infeksionit, por gjithashtu rrit rrezikun e rezistencës ndaj antibiotikëve, thotë Dr Aarti Ullal, mjek i përgjithshëm nga Mumbai.

Së fundi, ka shanse të mëdha që recetës mund ti ketë skaduar afati. Pra, marrja e një antibiotiku të skaduar që ishte përshkruar gjatë për infeksion bakterial mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Gjithashtu, shanset e efekteve anësore janë gjithashtu të larta. Pra, mos e ndani antibiotikët me askënd./Indeksonline/