5 fëmijë me 5 gra/ Fillon ‘lufta’ për pasurinë e Maradonës

Jeta personale e Diego Armando Maradonës ka qenë gjithmonë e përfolur, sidomos në kohën kur ai luante në Itali te Napoli.
Legjenda argjentinase u nda nga jeta të mërkurën në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ai ka lënë prapa pesë fëmijë: Dalma, Gianinna, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando.
Gazeta spanjolle ‘El Pais’, parashikon një luftë mes familjarëve për trashëgiminë e yllit argjentinas, transmeton Indeksonline.
Ligjërisht, Maradona ishte i martuar me 5 gra, por në lidhje ishte me 9 femra.
Madje disa raportojnë që ka pasur 11 histori dashurie në jetën e Maradonës.
Për shkak të kësaj gjendje të komplikuar të pasardhësve, ‘El Pais’ shkruan se do të jetë e vështirë për tu zgjidhur ky problem.
/Indeksonline/