16:09 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

5 gjëra që duhet të dini për intervalet e ndërrimit të vajit të motorit

Vaji i motorit është një prej temave më të debatuara ditët e sotme mes drejtuesve të makinave.

Pyetje si “Kur duhet të ndërrojë vajin e motorit? apo “Cili është vaji më i mirë i motorit?” duket se nuk do të marrin përgjigje në mesin e shumë diskutimeve.

Sa shpesh e ndërronin vajin e motorit? dhe çfarë vaji përdorni ju? Na tregoni në komentet mëposhtë ndërsa ne do të flasim për 5 gjëra të cilat duhet ti dini për intervalet e ndërrimit të vajit.

Kur duhet të ndërroj vajin e motorit?
Përgjigja më e mirë është të kontrolloni manualin e prodhuesit. Informacionin do ta gjeni në kapitullin e mirëmbajtjes së makinës.

Asnjëherë mos veproni sipas parashikimeve tuaja apo sugjerimeve të mekanikëve të cilët bëjnë para përmes kësaj pune.

Shumica e makinavr kanë përkujtues dixhitalë që shfaqen në panelet elektronike kur vjen momenti për ndryshimin e vajit.

Sigurohuni që të ndërroni vajin e motorit sa më shpejtë të jetë e mundur kur të merrni një paralajmërim të tillë.

Sa shpesh duhet kontrolluar niveli i vajit?
Është e këshillueshme që të kontrolloni vazhdimisht nivelin e vajit të motorit.

Ne ju rekomandojmë të kontrolloni nivelin e vajit një herë në muaj. Disa makina kanë indikatorë elektronikë të nivelit e disa të tjerë tradicionalë që i gjeni pranë motorit.

Sa shpesh duhet ndërruar vaji i motorit?
Disa besojnë se duhet çdo 5,000 kilometra ose çdo 3 muaj por me teknologjitë e reja të motorëve dhe vajit, një interval i tillë do të ishte absurd.

Shumica e prodhuesve të makinave rekomandojnë intervale mes 10,000 deri në 15,000 kilometër ose 6 deri 12 muaj.

Ne sugjerojmë ndërrimin e vajit dyherë në vit. Pse? Vaji më bëhet më pak efektiv ndërsa vjetrohet duke reduktuar jetëgjatësinë e motorit dhe konsumuar pjesët metalike të tij nga fërkimi.

Si të zgjedhim vajin e duhur të motorit?
Edhe njëherë tjetër rekomandojmë të kontrolloni manualin e prodhuesit. Makinat e reja kanë këtë informacion të printuar në tapën ku hidhni vajin.

Kini parasysh rekomandimet e prodhuesit të makinës përpara se të evitoni fatura të çmendura nga mekanikët që bëjnë ndërrimin e tij.

A ka nevojë motori i makinës suaj për vaj sintetik?
Vetëm nëse prodhuesit e kërkojnë, kjo sepse vaji sintetik kushton më tepër sesa vaji konvencional.

Vaji sintetik është dizajnuar për të qenë më efektiv në temperatura të larta.

Duke mos u shpërbërë në temperatura të larta, ky vaj rrit jetëgjatësinë e motorit tuaj. Nëse bëni udhëtime të shkurtra, vaji standard i motorit mund të mos nxehet mjaftueshëm për të djegur papastërtitë, që do të thotë se nuk po e mbron siç duhet motorin.

Në vendet me dimra të ftohtë dhe verë të nxehtë, vaji sintetik është opsioni më i mirë. Edhe pse është më i mirë sesa vaji standard, rekomandohet që intervali i tij të mos shtyhet.