08:39 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

5 gjërat që duhet të dini përpara se të mbillni vetullat

Mikroblading është një teknikë kozmetike e avancuar shumë e përhapur vitet e fundit e cila ka zëvendësuar teknikën e bërjes së vetullave tatuazh. Nëse më parë, vetullat e lyera me bojë ishin shumë larg natyrales, tashmë në qendrat estetike kanë filluar të aplikojnë metoda më bashkëkohore.

Mbjellja e vetullave ose bërja tatuazh me fije po përhapet në masë, por nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë duhet të siguroheni sesa e sigurtë është kjo gjë për ju! Më poshtë Living do të rendisë 5 gjërat që duhet të dini përpara se të mbillni vetullat ose t’i bëni tatuazh.

Mikroblading nuk është një metodë e përhershme ndonëse estetistet mund t’ju thonë një gjë të tillë. Mund të zgjasë nga 4 javë deri në 36 muaj.

Jo të gjitha femrat mund t’i bëjnë vetullat tatuazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme vuani nga eczema apo psoriasis nuk mund ta bëni një trajtim të tillë.

Jo të gjithë mund ta bëjnë një procedurë të tillë, ndaj siguroheni që personi është kualifikuar për një shërbim të tillë.

Është normale që në fillim vetullat t’ju duken shumë të errëta pasi janë tepër të pigmentuara. Boja zbehet me kalimin e kohës dhe pamja juaj do të jetë më natyrale.