75 Mall Live Search
07:49 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

5 keshilla per te zhdukur majat e djegura te flokeve

Majat e djegura te flokeve jane nje shqetesim i vazhdueshem, por nese tregohesh pak me e kujdesshme, mund t’i evitosh. Majat e ndara, vijne si pasoje e krehjes se keqe dhe te shpeshte te flokeve, sidomos kur jane te njome, por gjithashtu edhe si pasoje e perdorimit te vazhdueshem te piastres, mashes etj., te cilat e shkaterrojne flokun dhe i lene majat e hapura. Bej kujdes!

Mos i krih asnjehere floket e lagur

Ky veprim ndodh shpesh edhe nga nxitimi, por floket jane shume te ndjeshem dhe te predispozuar te keputen sa here i kreh te njome. Nese floket i ke te lagur, atehere mos i krih, por prit derisa te thahen.

Perdor kreher me dhembe te gjere

Perdor gjithmone kreher me dhembe te gjere. Mos perdor piaster, mashe, perveç rasteve urgjente, sepse ato shkaktojne edhe me shume djegien e flokeve.

Mos i laj me uje te nxehte

Mos harro qe uji i nxehte i demton floket, ndaj ki parasysh qe duhet t’i lash me uje te vaket. Mos i shtrydh shume, as mos i thaj fort me peshqir. Idealja eshte t’i lash me uje te ngrohte ose me uje te ftohte dhe mbaji per disa minuta me peshqir. Po ashtu, zgjidh shampon ne baze te tipit te flokut.

Mos i laj me uje te nxehte

Nese deshiron vertet te kesh floke te shendetshem, edhe nese je duke i rritur, majat e tyre duhet t’i presesh cdo 3-6 muaj, sepse keshtu shmang keputjen dhe djegien e tyre. Perdor ushqyes per floke ose pastroji me uje e limon.

Perdor maske per majat

Rrih nje veze, se bashku me xhelin e nje gjetheje aloe vera dhe nje luge çaji mjalte. Aplikoje tek floket dhe laji ato vetem pas nje ore. Shpelaji mire me nje luge gjelle uthull ne nje gote me uje, ne menyre qe te forcosh rrenjet dhe te shkelqesh floket.