07:26 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

5 lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri

5 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës, ku si epiqendër kanë pasur Detin Adriatik.

Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme ku lëkundja më e fuqishme ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës rihter, e shënuar pak pas mesnate. Lëkundjet e tjera ishin me magnituda: 3.6; 2.6; 2.6; 4.2.

Kujtojmë që lëkundja më e fuqishme kishte thellësi 10 km dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç.