12:19 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

5 më të pasurit e botës, historia e Elon Musk, djali i bullizuar që ngriti një perandori

Ka padyshim një kuriozitet të madh për njerëzit më të pasurit të botës. Kush janë ata që dominojnë planetin dhe si i kanë ngritur perandoritë miliarda dollarëshe?

Elon Musk është njeriu më i pasur në histori. Bloomberg vlerëson se pasuria neto e tij është mbi 336 miliardë dollarë. Musk u lind në Afrikën e Jugut në vitin 1971 dhe është femija i parë një inxhinieri dhe një nutricionisteje e modeleje.

Sikurse vetë ka treguar, Musk ishte një fëmijë i ndrojtur, i bullizuar nga të tjerët dhe i zhytur në botën e kompjuterave. Ai vuan nga sindroma Asperger, e cila është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD).

Por, falë aftësive të jashtëzakonshme kompjuterike, në moshën 12-vjeçare ai krijoi dhe shiti per 500 dollarë një lojë elektronike të quajtur “Blastar”. Gjeniu nga Afrika e Jugut krijoi më pas bazat e Paypal, kompanisë hapësinore “Space X” që synon të kolonizojë Marsin dhe “Teslas”, prodhuesit të makinave elektrike.

Elon Musk është martuar dhe divorcuar dy herë. Ai ka gjashtë djem, pesë nga martesa me Justine Ëilson. Më i vogli prej fëmijëve të tij erdhi në jetë në maj të vitit 2020, nga romanca e tij me këngëtaren kanadeze Grimes.

Ngjitja e Musk në krye të listes së njerëzve më të pasur në botë, erdhi pasi kapitali i kompanisë së themeluar prej tij, Tesla kaloi 1 trilion dollarë. Kjo arritje e bën atë kompaninë e prodhimit të makinave më të vlefshme në botë, me diferencë të madhe nga ndjekësit. Për krahasim, në vend të dytë ndodhet Toyota, vlera e së cilës arrin në 280 miliardë dollarë.

Musk, ka zbuluar se plani i tij më ambicioz është që të dërgojë njeriun e parë në Mars brenda vitit 2026. Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara deklaroi se 2% e pasurisë së Musk mund t’i japë fund urisë në botë, dhe ky i fundit sfidoi pretendimin duke thene se është i gatshëm të dhurojë një pjesë të pasurisë së tij për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë, mjafton që Kombet e Bashkuara (OKB) t’i vërtetojë se si 6 miliardë dollarë do t’i japin fund krizës.

Kur Elon Musk u shpall per here te pare si njeriu më I pasur në planet, reagimi i tij ishte e pazakontë. Musk tha vetëm, “Sa e çuditshme” e ndjekur më pas nga një “Mirë, rikthehemi në punë”.