19:28 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

5 mënyra si t’i tregoni partnerit se e doni pa qenë nevoja t’ja thoni me fjalë

Dashuria mund të shprehet në mënyra të ndryshme. Gjuha e dashurisë ndryshon shumë nga personi në person.

Megjithatë, me kalimin e viteve, është e rëndësishme që të mos tërhiqeni nga rutina dhe të harroni se sa e rëndësishme është të tregoni dashurinë tuaj.

Mbani premtimet tuaja

Tingëllon e parëndësishme por nuk është. Kur bëni atë që premtoni, partneri juaj ndjen se mund t’ju besojë. Kjo ndihmon që marrëdhënia të zhvillohet dhe forcohet.

Jepni një puthje pasionante

Fillimi i një lidhjeje është plot me puthje pasionante dhe spontane. Mos harroni rëndësinë e madhe të një puthjeje, veçanërisht kur tjetri nuk e pret atë. Kjo lëvizje tregon se pasioni është i gjallë dhe se kujdeseni për të.

Jini prezent

Vetëm për shkak se jeni ulur në divan nuk do të thotë se ka dashuri. Flisni për ditën tuaj, pa praninë e celularëve, darkoni bashkë dhe gjeni mënyra për t’u argëtuar.

Prekni dhe bëni kontakt me sy

Nuk keni nevojë të bëni seks shpesh për të treguar se sa shumë e doni partnerin tuaj. Thjesht mos harroni ledhatimet dhe kontaktin me sy për të ruajtur afërsinë tuaj. Kur e përkëdhelni partnerin ose e shikoni teksa ai po ndan diçka të rëndësishme, ju tregoni dashurinë tuaj.

“Ringjallni” takimin e parë

Qoftë në shtëpi apo në të njëjtin vend ku keni dalë për herë të parë, është thelbësore të mbani mend se si jeni ndjerë në fillim. E njëjta skenë sjell kujtime të ëmbla dhe “ndez” romancën.