20:00 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

5 mesfushorët më të mirë të shpallur nga UEFA

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) në faqen e saj zyrtare ka publikuar renditjen e pesë mesfushorëve më të mirë për këtë sezon, në Ligën e Kampionëve.

Kriter i zgjedhjes së më të mirëve kanë qenë pasimet e futbollistëve, me theks të veçanta ato të saktat.Në mesin e pesë më të mirëve janë dy anëtarë të Barcelonës, po aq të Real Madridit dhe një i Borussia Dortmundit.

Lista e pesë më të mirëve:

Sergio Busquets, i Barcelonës, me 349 pasime ku 336 prej tyre të sakta
Toni Kros i Realit të Madridit, me 439 pasime, 414 prej tyre të sakta
Axel Witsel i Dortmundit, me 314 pasime, 296 të sakta
Casemiro i Real Madridit, me 310 pasime, të sakta 287
Ivan Rakitic i Barcelonës, me 364 pasime, prej tyre të sakta 333

Temat: