Duka nuk dorëzohet, kandidon sërish për KE të UEFA-s
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka do të kandidojë sërish për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Duka kandidoi edhe herën e kaluar për këtë post, megjithatë, ai nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme.
Kështu, shefi i FSHF-s shpreson që në Kongresin e 43-të të UEFA-s të marrë më shumë mbështetje, transmeton IndeksOnline.
“Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”.
”Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse”.
”Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Evropian”, ka shkruar Duka në Facebook./IndeksOnline/