17:04 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

5 partive kryesore fushata u kushtoi afro dy milionë euro, kurse të hyrat ishin rreth 500 mijë euro!

Subjekteve kryesore politike në vend, fushata zgjedhore e u kushtoi afro dy milionë euro.

Pesë subjektet politike, LDK, VV, AAK-PSD,PDK,NISMA AKR PD, arritën të shpenzonin afro dy milionë euro, përderisa të hyrat e fushatës ishin rreth 500 mijë euro, transmeton Indeksonline.

“Nëse nuk kanë të hyra të tjera për të mbuluar këto shpenzime, atëherë del të jenë në borxhe prej rreth 1.5 milionë euro”, ka thënë Albert Krasniqi, Njohës i Çështjeve të Kuvendit.

Ai gjithashtu theksoi se këto të dhëna dhe disa të tjera, nuk gjenden fare në ueb-faqen e KQZ-së./Indeksonline/