21:46 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

5 rregullat kyçe për luftimin e COVID-19

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, madje tash e disa javë në fazën më të vështirë të krijuar nga ky virus.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës së fundi ka publikuar edhe një ilustrim, në të cilin janë të publikuara pesë rregullat strikte kundër virusit COVID-19, shkruan Indeksonline.

Rregulli i parë është vendosja e maskës, duke vazhduar me aplikimin e distancës fizike, pastrimin e duarve shumë shpesh, dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve si dhe shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës.

Këto rregulla ishin bërë të ditura që në shfaqjen e parë të këtij virusi në Kosovë, por që tashmë janë edhe më të nevojshme.

Numri i të infektuarve me virus në Kosovë është 4 mijë e 715 persona, kurse 101 humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot masa të reja shtesë lidhur me parandalimin e këtij virusi, që tha se do të jetë me patjetër respektimi i tyre./Indeksonline/