23:23 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

5 sekrete për grim që zgjat gjatë gjithë ditës

Këto janë 5 sekrete që do ta bëjnë grimin tuaj të vazhdojë të duket e përkryer në fund të ditës

Lustroni pudrën (bazën)

Nëse lëkura juaj është e butë dhe e hidratuar atëherë grimi juaj do të zgjasë më gjatë. Nuk është befasi që lëkura të ndërtojë qeliza të vdekura të cilat fillojnë të fragmentohen me kalimin e kohës kur baza apo pudra qëndron gjatë kohë dhe është e pa lustruar në mënyrë të barabartë. Me anë të eksfoliantit ju mund të largoni këto qeliza të vdekura duke e lënë lëkurën të butë dhe të gatshme për grim.

Hidratimi është çelësi

Para se të aplikoni grimin sigurohuni që lëkura juaj të jetë mirë e hidratuar. Ekzistojnë serume dhe produkte të ndryshme me vaj që ndihmojnë në menaxhimin e prodhimit të sebumit (sekrecion vajor i gjëndrave) gjatë gjithë ditës. Për lëkurë të thatë vazhdimisht mbani të hidratuar lëkurën duke parandaluar plasaritjet dhe çarjet e mundshme të lëkurës.

Përgatitni lëkurën dhe aplikoni ‘primer’

Përgatitja për llojin tuaj të lëkurës është hapi bazë kur bëhet fjalë për një themel (pudër të qëndrueshme), ky është primer – produkti bazë që vendoset në fytyrë para aplikimit të pudrës së lëngshme. Këto kremëra e ngjitin grimin në të duke parandaluar rrëshqitjen apo rrjedhjen e masës.

Zgjedhni bazën e duhur për lëkurën tuaj

Disa formula të bazave kanë qëndrueshmëri më të madhe se të tjerët, por më e mira është nga MAC – bazë rrezistente nga uji. Kjo bazë gjeniale përballon shiun dhe vajin që nënkupton se pamja juaj do të mbetet e përsosur gjatë tërë ditës.

Sprej për qëndrueshmëri

Sprejet e ndryshme pas grimit janë të dizajnuara për ta mbajtur të bllokuar grimin, pa marrë parasysh se çfarë lloji është. Spërkatja e fytyrës me sprej në çdo shtresë të lëkurës me grim parandalon njollat dhe zbehjen e grimit.